KQZ numëron dy QV-të e Shkodrës, votat shpallen të vlefshme

Edhe pse përfaqësuesit e Partisë Socialiste insistuan që dy kutitë e qarkut të Shkodrës numër 0211 dhe 0342 të mos rinumëroheshin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të numëronte votat e këtyre kutive dhe të mos i shpallte ato të pavlefshme.
Në përfundim të numërimit të kutive të qëndrave të votimit në Shkodër, Partia Demokratike rezultoi të kishte gjithsej 492 vota ndërsa Partia Socialiste 47 vota.
Edhe kësaj here marrja e vendimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate ku në mënyrë specifike dhe të zgjatur është diskutuar në lidhje me kutinë 0342, votat e të cilës figuronin vetëm me një vulë.