E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukuroshja malazeze: Jam e fejuara e Berluskonit

ROME- Kryeministri italian feston sot 75 vjetorin duke pasur në krah një 20 vjeçare. Katerina Knezevic, 20 vjecarja, ish mis i Mali të Zi zbuloi sot në media historinë e lidhjes së saj sentimentale, tashmë gati 2 vjeçare me presidentin e këshillit të ministrave.

“ Jam fejuar me Berluskonin dhe jeton në Arkore”- ka deklaruar modelja e pyetur nga disa media italane. “Ku është ai jam dhe unë. E ndjek kudo. Marrëdhënia jonë nuk është një mister, edhe pse deri sot gjithmonë jemi shmangur, për të mos na fotografuar bashkë”- shpjegon ajo. 20 vjecarja malazeze tregon se është njohur me Kavalierin në maj të 2009.

“Isha 18 vjeçe. Silvio sapo ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. U takuam në Milano në një ceremoni përurimi”.

Modelja bukuroshe,pranon se jeton bashkë me kryeministrin që nga koha e skandalit të Noemit, dhe u nda nga bashkëshortja e saj. “Por nuk e kam kërcënuar kurrë. Janë të tjerët që e kanë përdorur dhe e kanë tradhtuar”- sqaron vajza, emri i të cilës u përmend dhe gjatë hetimeve të skandalit “Ruby”
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Berluskoni feston ditëlindjen e 75-të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›