SHBA: Arrestohet i dyshuari për sulm në Pentagon
Rezvan Ferdaus, 26 vjeçar, shtetas amerikan, është arrestuar mbrëmë në Framingham afër Bostonit. Autoritetet thanë se ai ishte arrestuar në një operacion me involvimin e agjentëve sekretë të Shteteve të Bashkuara, të cilët e kishin furnizuar atë me pajisje, për të cilat ai besonte se ishin armatim. Sipas Radio Evropa e Lire i akuzuari nga autoritetet është përshkruar si i diplomuar në fizikë në një universitet në Boston, e kishte mbështetjen e Al-Kaedes.