E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH reagon për incidentet ne veri te Kosovës

Në një deklaratë që bëri dje, Departamenti i Shtetit dënoi sulmin me dhunë të një turme serbësh kundër forcave të KFOR-it më 27 shtator. “Trupat e KFOR-it po ç’montonin një bllokim rruge dhe po ngrinin një pikë kontrolli automjetesh në një pikë të paautorizuar kalimi kufitar, kur u gjendën nën sulmin e serbëve,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, ku shtohet se nëntë anëtarë të KFOR-it u plagosën gjatë incidentit, i cili ndodhi ndërkohë që trupat po përmbushnin përgjegjësitë e tyre në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Departamenti amerikan i Shtetit thotë se po vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet në veri të Kosovës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet provokuese dhe retorikën që nxit dhunën, si dhe të lejojnë lirinë e lëvizjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›