E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erera qe fryjne nga Ballkani

Tranzicionet ne Ballkan kane ndjekur pak a shume te njejten linje. Me perjashtim te vendeve qe dolen nga shperberja e Jugosllavise. Ketyre te fundit pervec veshtiresive te medha iu desh te kalonin dhe luftra te tmerrshme.


Mirepo nese kane nje gje te perbashket e cila duket se i lidh si nje fill i padukshem keto tranzicione drejt demokracise eshte pikerisht elita politike. Perballe qytetareve te ketyre vendeve por dhe BE dhe SHBA-se si kontribuesit dhe nxitesit kryesore te ketyre ndryshimeve jetike per keta popuj prej afro dy dekadash ishin te njejtet udheheqes.


shte interesante te konstatosh se ecuria e ketyre demokracive te reja eshte varur ne nje mase teper te madhe nga ecuria individuale e ketyre lidereve. Nese luftrat filluan dhe u mbyllen ashtu sic e dime te gjithe nese shpesh keto vende benin hapa prapa ne procesin e demokratizimit nese kishte vonesa por edhe nese kishte ecje te shpejte ne pergjithesi ndervarja me botkuptimet dhe mentalitetet e ketyre individeve ishin te medha. Dukej sikur popujt do te duhej te prisnin evolucionin demokratik te mentalitetit te lidereve te tyre.


E krijuar rrembimthi dhe jo gjithmone ne menyra te qarta kjo elite kushtezoi ecurine demokratike dhe integruese te ketyre popujve. Interlokutoreve europiane apo amerikane iu desh per mese dy dekada te bashkebisedonin me te njejtet njerez tek te cilet - tashme kjo nuk eshte me nje pikepyetje - kishte prirje te forta autoritaristedhe korruptive. Jo rralle edhe me shume se kaq.


Te gjendur nen nje trysni te dyanshme nga BE dhe SHBA nga njera ane nepermjet marredheniesh te karakterizuara nga Kushtezimi gjitheplanes sidomos ai i integrimit europian dhe nga ana tjeter nga deshira normale e ketyre popujve per nje jete me te mire pra kuptohet per nje jete europiane ne te gjitha kuptimet me zhdervjelltesi udheheqesit e rinj ia dolen per shume arsye te drejtonin per nje kohe te gjate nje publik vendas ende te pamesuar me demokracine.


Ne raport me te paret kjo ka ardhur gjithmone duke u veshtiresuar. Nese Europa dhe SHBA kane mbeshtetur keto qeveri kjo ka ndodhur ne radhe te pare se keshtu mbeshtesnin popujt qe ato perfaqesonin. Por edhe per nje arsye tjeter.


Per faktin se kane menduar me te drejte duke u nisur nga vete rrethanat historike dhe pervoja e Ballkanit se ne keto vite nese kishte dicka emergjente per keto shoqeri ai ishte padyshim stabilizimi i tyre pikerisht per kete BE kaloi nga Marreveshjet Europiane te Asocimit ne Marreveshje te Stabilizim-Asocimit dhe sigurimi i nje paqeje te forte e te palekundur.


Kjo e fundit mund te sigurohej nga keta lider te forte te cilet per shume arsye kishin ndikim mbi popujt e tyre. Shpesh ky ndikim ish nje arsye e rendesishme per te vazhduar te negociohet me ta. Ne kete menyre nga njera ane paqja forcohej stabiliteti arrihej pak nga pak nga ana tjeter beheshin hapa drejt integrimit. Te ngadalshem por beheshin.


Edhe ne opinionin vendas keta mjeshter te rinj te pushtetit dinin ti shisnin mire e bukur sukseset e integrimit. Jo rralle ata vinin ne dukje se sa te medha ishin keto arritje duke e krahasuar sigurisht me piken e nisjes. Per fat te keq per shumicen e qytetareve kjo nuk ishte e qarte.


Vetem pak njerez ishin ne gjendje te kuptonin ne fillim se gjerat mund te ecnin shume me mire e shume me shpejt nese ne krye te puneve do te kishin qene njerez te tjere te rinj pa pervoja dhe formime te lidhura me te kaluaren. Mirepo koha kaloi dhe ja tek erdhi momenti qe keto vende ballkanike te trokasin ne dyert e BE-se.


Ne pergjithesi te udhehequr nga elitat e fillimit. Nga te njejtet njerez. Nderkohe qe pergjate ketyre viteve midis stabilitetit dhe integrimit te kerkuar ne keto dy dekada qendronin nje numer ceshtjesh te cilat nuk kishin marre pergjigjet e pritura e te kerkuara dhe per te cilat ishin pergjegjes pikerisht ata. Nje korrupsion i jashtezakonshem nje drejtesi e varur plotesisht nga politika nje autoritarizem i palekundur institucione te brishta dhe nje kulture politike arkaike. Paqja ish arritur.


Stabiliteti gjithashtu deri diku. Por keto probleme ishin aty dhe kokeforte.
Kushtezimi europian kish qene pa dyshim i suksesshem. I shoqeruar me nje ndihme te madhe e bujare financiare ai kish synuar fillimisht stabilitetin e ketyre vendeve dhe forcimin e demokracise. Mirepo dita erdhi dhe ja kur ne dyert e Europes ia behen me radhe Shqiperia Kroacia Maqedonia Mali i Zi Kosova dhe Serbia.


Edhe pse me histori paksa te ndryshme pothuajse te gjitha ne te njejten kohe. Pyetja qe lind vetiu ne kete rast per Europen eshte pa dyshim a jane gati Sidomos presuese edhe per vete BE-ne nese kemi parasysh nje sere arsyesh te brendshme te saj te cilat tashme njihen nga te gjithe. Kuptohet ne keto kushte procesi i integrimit behet vertet i veshtire. Kushtezimi me i mprehte dhe me i forte. Lupa me prane gjithashtu.


Bash ne kete kohe nje proces i pritshem po zhvillohet njekohesisht cuditerisht ne te gjitha vendet. I njekohshem pavaresisht nga mjetet. Elita e vjeter udheheqesit karizmatike e te forte ata qe shkaktuan te miren e te keqen ne keta njezet vjet tranzicion po largohen nje e nga nje nga skenat politike vendase.


Ne Malin e Zi jep doreheqjen dhe largohet nga qeverisja e perditshme politike Gjukanovic mbi te cilin renduan nje sere akuzash ne keta njezet vite. Kjo ndodhi menjehere sapo ketij vendi iu dha statusi i vendit kandidat.


Ne Bosnje ne zgjedhjet per presidencen kolegjiale humbet Haris Silajdzic nje nga figurat iminente te luftes se kaluar. Ai zevendesohet nga nje 54 vjecar qe ka per qellim te vetem integrimin ne Europe. Ne Serbi gjithashtu nje numer i madh i udheheqesve te tranzicionit o jane shmangur o kane vdekur ose shtyjne ditet e tyre te gjata ne ndonje burg te Hages.


Ne Kosove pas nje sere akuzash dhe dyshimesh jep doreheqjen dhe largohet Fatmir Sejdiu nje figure e rendesishme e ketyre njezet viteve. Ne te njejten kohe nje numer raportesh nderkombetare kritikojne ashper korrupsionin ne kete vend.


Deri aty sa perfaqesuesi i BE-se zoti. Feith kerkon se fundi qe ne qeverine e ardhshme nuk duhet te kete asnje minister mbi te cilin rendojne procese per korrupsion apo qe po hetohet ne kete drejtim. Ne te njejten kohe ne nje burg austriak ish- kryeministri qe futi Kroacine ne NATO pret ekstradimin per tu gjykuar ne vendin e tij per nje numer akuzash per korrupsion. Nje skandal i ngjashem duket se po ndodh edhe ne Bullgari.


Dhe me sa duket keto erera po fryjne edhe ne Shqiperi. Ne te cilen udheheqesit e vjeter besuan verberisht me sa duket ne endren qe e kishin thurrur vete. Duke menduar se ishim gati dhe se gjithcka kish funksionuar sic duhet me Europen.


Duke kerkuar nje stad te ri marredheniesh me BE-ne i cili pervec te tjerash eshte i ndryshem me ate cka eshte kaluar deri me tash. Por nese deri me tani ajo cka kerkohej nga ata ish stabiliteti tashme kerkesat jane me te ndryshme me te holla me kerkuese dhe duket me percelluese .


Tashme Shqiperise sikurse vendeve te tjera te permendura me larte do ti kerkohen prova me te forta. Dhe mbi te gjitha rezultate ne luften ndaj korrupsionit. Dhe sa me afer po i avitemi BE-se aq me lart duket se po na kerkohet ta luftojme ate.


Te tilla kunderproduktive kemi dhene me pash duke patur parasysh ketu sidomos Rrugen e Kombit dhe Gerdecin. Por dhe nje numer procesesh aspak transparente mbi ceshtje te ngjashme.


Per te ardhur keshtu tek skandali i fundit i cili prej ditesh ka shqetesuar dhe nervozuar qytetaret e ketij vendi dhe po ve ne nje prove te forte institucionet e pavarura.
Po ngjet qartesisht si me te gjithe fqinjet tane. Nuk mjafton me sa duket stabiliteti duhet demokraci.


Nuk mjaftojne ligjet duhen zbatuar. Nuk mjaftojne institucionet duhet te jene te pavarura. Nuk mjaftojne zgjedhjet duhet te jene te lira dhe te ndershme. Nuk mjafton retorika dhe perbetimet per lufte ndaj korrupsionit duhen denuar fajtoret.


Dhe sa me lart te jete e mundur.
A ka ardhur me se fundi koha per kete Dhe njekohesisht me te per te mbyllur ciklin e kreshnikeve dhe hapur ate te udheheqesve normale europiane Dhe te nje Shqiperie Europiane ashtu sic e kerkuam me aq ciltersi dhe naivitet njezet e ca vite te shkuar


Proven e madhe e kemi ne prag. Ne Ballkan po fryjne ererat e nje ndryshimi te madh. Te pritshem dhe deshiruar nga te gjithe ne. Dhe kur ndryshimi vjen keshtu atij ske ci ben hic. Vetem hapi deren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›