Erërat e forta/ Shembet skena e festivalit në Valencia, 1 viktimë dhe 17 të plagosur

Shembja e një pjesë të skenës së një festivali muzikor pranë qytetit spanjoll të Valencias mëngjesin e 13 gushtit, si pasojë e erërave të forta ka shkaktuar 1 viktimë dhe 17 të plagosur.
Sipas The Guardian, tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 14 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. “Jemi plotësisht të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi këtë mëngjes”, thanë organizatorët në një deklaratë në faqen e festivalit në Facebook.
Erërat e forta të papritura shkatërruan zona të caktuara të festivalit, duke detyruar menaxherin të marrë vendimin e menjëhershëm për të liruar zonën e koncertit për të garantuar sigurinë e të pranishmëve, punëtorëve dhe artistëve.
/rtsh.al/