E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermela: Po ushtrohem në vetëmbrojtje, tentuan të më grabisin

TIRANE-Në “Big Brother 4”, provoi logjikën e fortë duke luajtur me strategji, për të dalë nga situatat e rrjedhimisht për të fituar. Tashmë po na surprizon me një sport të ri që po praktikon në jetën e saj, atë të teknikave të vetëmbrojtjes që njihet si “krav maga”. Ermela Mezuraj na tregon joshjen për të mësuar këto lëvizje të shpejta dhe arsyet pse i ka hyrë një sporti të tillë.

Së fundi kemi parë se e ke marrë me shumë seriozitet mësimin e ushtrimeve të vetëmbrojtjes, që njihen si “krav maga”. Si po ndihesh në këtë eksperiencë?
Unë po ushtrohem prej një muaji për të përvetësuar teknikat e krav maga, që është një nga sportet dhe teknikat e vetëmbrojtjes më në arritje sot në botë, dhe që ka të bëjë me metoda komandosh nga më të shpejtat dhe efektive, që ekzistojnë për vetëmrojtje. Është shpikur nga ushtria izraelite për herë të parë dhe të njëjtat teknika përdor sot dhe FNSH-ja jonë. Arsyeja parësore pse i hyra këtij sporti, është për të përjetuar ndjesi qetësie mendore dhe trupore, pasi dal nga kursi. Madje, jam penduar pse s’jam marrë më parë.

Si reagoi profesori kur shkove të regjistroheshe, ju duke e prerë për këtë sport?
Ditën e parë që u regjistrova, profesori me pyeti: “Ermela pse zgjodhe pikërisht këtë kurs? Përgjigjja ime ishte: “Sepse kam një nerv shumë të madh për një trup kaq të vogël”. Më buzëqeshi dhe më tha: ”Forca luftuese e njeriut nuk është te gjatësia, por te teknika. Përveç relaksit, këto teknika të mësojnë si të vetëmbrohesh në raste sulmesh fizike.

Je ndier ndonjëherë e sulmuar në rrugë?
Po, më kanë zënë rrugën dy herë për të më grabitur, por u dështoi tentativa, sepse nuk e dinin që kam nerv vlonjateje, edhe pse frika e trembja ishte shumë e madhe. E di që nuk jam e para dhe s’do jem as e fundit që jam ndeshur me diçka të tillë, por ndërsa ekziston një kurs i tillë, i cili më jep mundësinë të mësoj teknika vetëmbrojtjeje, pse të mos e bëj?! Është dhe palestër në të njëjtën kohë dhe terapi antistresi, ndaj unë e kam bërë pjesë të jetës sime, duke e parë në këtë këndvështrim.

Do i përdorje këto teknika për t’u vetëmbrojtur, supozojmë nëse do të degjenoroje në sherr me të dashurin?
Me këtë kurs që kam filluar, s’e besoj që mund të kem më lidhje (qesh). Por, përtej shakasë, do i përdorja këto teknika në çdo rast sulmi nga kushdo qoftë. Është e drejta ime për t’u vetëmbrojtur, qoftë kjo dhe kundërpërgjigje ndaj sulmit normalisht.

Ndërsa ushtron këtë sport, mendon se dukesh më seksi në sytë e meshkujve, apo humb pak nga feminiliteti?
Kam përshtypjen dukem më seksi, sepse për meshkujt sa më e madhe të jetë sfida, aq më interesante është marrëdhënia. Plus që elasticiteti trupor është gjithmonë seksi. Ke tërhequr veçanërisht vëmendjen e ndonjë prej djemve që praktikohen bashkë me ty në këtë kurs? Jo, mua djemtë aty më shohin me sy tjetër. Të më zënë shoqe është maksimumi i tyre.

(PanoramaPlus/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›