E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurobasket 2013 humbasin Spanja dhe Italia

Dy skuadra që mendoheshin favorite u mundën mbrëmë në kampionatin europian të basketbollit.
Spanja, kampione e Europës në fuqi, u thye nga Greqia me rezultatin 75-79, ndërsa Italia, ekipi i vetëm pa humbje deri dje, u mund nga Sllovenia vendase, 84-77.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në grupin F, Kroacia e pati të lehtë ndaj Finlandës me rezultatin 88-63.
Spanja gaboi shumë në gjuajtjet e lira, ndërsa humbi një diferencë prej 8 pikësh në pjesën e katërt.
Spanulis udhëhoqi grekët me 20 pikë, ndërsa spanjollëve nuk u mjaftuan Rudi Fernandez e Mark Gasol që shënuan gjithashtu nga 20.
Italia e pati shumë të vështirë përballë 10 000 tifozëve vendas, ku më i miri për sllovenët në të gjithë treguesit ishte Dragiç. Xhentile nuk mjaftoi për të kaltrit.
Sot do të zhvillohen ndeshjet e dyta në grupin E. Përballë do të jenë Lituani-Belgjikë, Ukrainë-Serbi dhe Francë-Letoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›