E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni:-Hakiu është i çuditshëm

02/04/10 13:30

Pjesa më e madhe e banorëve është akoma në gjumë, ose ata qëndrojnë shtrirë në krevate. Erioni sapo ngrihet i derjtohet Seldit duke i thënë se Hakiu është shumë i çuditshëm, pasi vjen u thotë të gjithëve të zgjohen se ka vajtur vonë dhe sapo ata zgjohen, ai shtrihet për vete. Erioni shton se kjo nuk është normale, që tu thotë të tjerëve të zgjohen e të flerë vetë. Më pas Mandi i thotë Erioni se ai ka shprehur se do të punojë në grup duke nënkuptuar për marrdhënien me Kikën dhe Erioni përgjigjet se ai realisht ka zgjedhur të jetë vetëm, pasi ka mësuar nga eksperiencat që grupi të tradhëton. Më pas Erioni këndon bashkë me këngën në sfond dhe ia dedikon Bertinës, duke përmendur emrin e saj në këngë.
Ndërkohë banorët fillojnë të zgjohen një e nga një dhe të dalin në kopësht. Seldi dhe Domi qëndrojnë pranë njëri-tjetrit duke u puthur e përkëdhelur. Seldi i thotë Kikës se ai e konsideron Domenikën si fëmijën e tij pasi i jep lumturi.
Më tej Kika afrohet pranë Eduardit dhe i thotë nëse e ka të qartë se fakti që do të eleminoheshin tre banorë menjëherë, ishte thjesht një shaka. Edi përgjigjet se tashmë është në dijeni se kjo ka qënë veç një shaka e kripur dhe Kika thotë se ai ka dashur tia tregojë Edit nëse nuk e dinte, që të mos rrinte më në ankth.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›