E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni-Liamit Po te shikoja dicka negative tek ti do ta reflektoja Diskutojne per votat qe do te marrin

Biseda mes Erionit dhe Liamit vazhdon ndersa te dy flasin per jeten jashte dhe per mendimin qe mund te kene njerezit jashte per ta. Sikur ta shikonim kete per pak fare shprehet Erioni. Vetem Meti e ka perjetuar kete thote Liami.

Me pas Liami i kerkon atij qe te thote nje mendim per te dhe Erioni shprehet se nuk ka asnje mendim negativ per te dhe se do te kishte qofte edhe nje gje negative do ta reflektonte duke mos ndenjur afer tij dhe duke mos komunikuar asnjehere me te. Ai thote se ka pasur tre-kater banore brenda shtepise te cilet nuk ka dashur ti kete prane ne asnje moment. Me pas ata flasin per votimet e njerezve te afert dhe te atyre qe i simpatizojne. Liami tregon se ka shume shoqeri ne Tirane dhe ne te gjithe boten dhe e di qe ata kane per ta votuar. Ndersa Erionit i vjen keq per leket qe mund te harxhoje i ati kete jave per ta shpetuar ate nga eliminimi. Liami mendon se sa vota mund te japin familjaret e tij. Ai permend miqte e tij dhe te vellait e me pas kujton surprizen e Vellait te Madh me grupin qe ka pasur para shume vitesh. Shume njerezve mund tu jem kujtuar vetem nga ajo video thote Liami. Keshtu te dy aludojne per votat qe mund te marrin dhe thone se jane kurioz te mesojne numrin votave qe do te marrin.

Pas disa minutash ata hyjne brenda. Ndersa banoret e tjere brenda tregojne histori personale duke kujtuar kohen jashte shtepise se Big Brother.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›