Eliminohet Rrezarta

Ambasadori amerikan, John Withers, dhe ai holandez, Henk Van Den Dool, kanë marrë pjesë në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother” në “Top Channel”. Së bashku ata kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Klodit, duke e përgëzuar për guximin që pati ndërsa shprehu hapur prirjen e tij seksuale
Ambasadorët përkrahin Klodin: Gjest i guximshëm!
Një natë e gjatë e mbushur plot emocione ka qenë mbrëmja e spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother” në “Top Channel”. E eliminuara e natës së mbrëmshme ka qenë vajza nga Kosova, Rrezarta. Ky eliminim ka shkaktuar jo pak mërzi për të dashurin e saj, Mirin. Emocionet megjithatë nuk kanë përfunduar me kaq. Ambasadori amerikan, John Withers, dhe ai holandez, Henk Van Den Dool, kanë marrë pjesë në spektaklin e mbrëmshëm. Së bashku ata kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Klodit, duke e përgëzuar për guximin që pati ndërsa shprehu hapur dy javë më parë prirjen e tij seksuale.
Enxhi dhe momenti i së vërtetës
E infiltruara e Vëllait të Madh, Enxhi, e cila qëndroi brenda në shtëpi së bashku me banorët e tjerë për dy javë, është përballur me ta. Ajo ka marrë pjesë në mbrëmjen e spektaklit të djeshëm, për t’u thënë në sy çfarë realisht mendon për secilin prej tyre. Ajo ka ndjerë shumë emocione që gjendej në shtëpinë e “Big Brother” e do të donte shumë t’i takonte nga afër të gjithë, duke qenë se i cilëson të gjithë miq. Edhe banorët janë shprehur se e kanë ndjerë mungesën e saj. Për herë të parë ajo ka thënë se është shumë e vërtetë me ta. Enxhi është shprehur se momenti më i vështirë për të brenda shtëpisë ka qenë kur u bë ndarja mes grupeve. Ajo është shprehur se do të donte shumë që të gjithë të qëndronin bashkë. “Unë dëshiroj me shpirt që të jenë një. Nuk ka arsye të fortë që të jenë të ndarë. Dëshiroj që kjo pjesa e ndarjes të mos ekzistojë më”, ka thënë ajo, ndërsa ka nisur të japë mendimin e saj për çdo banor. Për Eduardin, Enxhi ka thënë se i pëlqenin shumë batutat e tij dhe se do të donte që ai të jepte maksimumin në shtëpi. Oltën e ka vlerësuar si një vajzë të zgjuar, edhe pse nuk i ka pëlqyer ndërhyrja e saj mes çifteve. Rrezartën e ka cilësuar si një vajzë që ndjen pa fund dhe e shpreh dashurinë në çdo formë. Sa i përket Jetmirit, Enxhi ka thënë se ai nuk shpreh aq sa ndjen vërtet, ndaj duhet të jetë më i lirshëm me Rrezin. Për çiftin Bertina dhe Erion, ajo është shprehur se janë më të vërtetët aty brenda. “Nuk do të mundja t’i ndaja nga njëri-tjetri”, ka thënë ajo. Më tej, për Kikën ka shprehur se është një djalë i matur dhe i pjekur dhe do donte që mendimi i tij të ndihej kudo. Valonin e ka cilësuar si një djalë të mrekullueshëm, edhe pse do të donte që të mos fshihej pas moshës së vogël që ka. Sipas Enxhit, Ada është inteligjente, i ka idetë e qarta, por banorët nuk e kanë gjetur ende hapësirën për ta njohur. “Seldi bashkë me Domenikën duhet të kenë idetë e qarta për njëri-tjetrin dhe lojën”, është shprehur Enxhi, duke e përfunduar komentin e saj me Klodin, të cilin e konsideron “adrenalinën” e shtëpisë.
Surprizat e nënave
Familjarët e banorëve janë edhe fansat më besnikë të secilit prej tyre. E tillë është edhe Valentina, mamaja e Domenikës, njëkohësisht edhe ish-konkurrente në “Big Brother”, si dhe mamaja e Seldit. Së bashku, ato të dyja kanë menduar të organizojnë një surprizë të veçantë për fëmijët e tyre. Përmes një kripi, ato shfaqen duke biseduar për fëmijët e tyre dhe për lidhjen e tyre.
Më pas Arbana u jep mundësinë Seldit dhe Domenikës të takojnë nënat e tyre, por duke respektuar me përpikëri një kusht të vendosur nga Vëllai i Madh: duhet të nisen nga dhoma e ndenjjes, duke u puthur e përqafuar, dhe të përshkojnë rrugën deri në oborr te nënat, pa u shkëputur. Ata kanë ecur duke u puthur dhe përqafuar gjatë gjithë rrugës.
Nëna e Rrezartës, surprizë në BB
Një tjetër nënë ka menduar të bëjë një surprizë për vajzën e saj. Bëhet fjalë për nënën e Rrezartës. Arbana u ka kërkuar banorëve të tjerë të shkojnë në dhomën e gjumit, ndërsa i ka thënë Rrezit dhe Mirit të qëndrojnë në dhomën e ndenjes. Të dy së bashku kanë ndjekur klipin e Shkurtes, nënës së Rrezit. Ndërkaq, Shkurtes që gjendet në dhomën e kuqe, i është treguar klipi e lidhjes Rrezi-Miri. Më pas e pyet për mendimin që ajo ka në lidhje me çiftin. Ajo thotë se e ka ndjekur vajzën e saj përmes ekranit, duke u shprehur se e ka marrë shumë malli për të, pasi e ka vajzë të vetme. “Mendoj se lidhja mes tyre ka lindur edhe prej simpatisë dhe moshës së afërt. Ndoshta prej Enxhit është ngutur, duke mos dashur t’ia lërë Mirin dikujt tjetër. Edhe pa e ditur që Rrezi do futej në BB, më ka pëlqyer si person”, ka thënë ajo. Rrezi shkon të takojë nënën.
Eliminohet Rrezarta
Rrezarta, vajza nga Kosova, u eliminua mbrëmë nga shtëpia më e famshme në shtëpi. Mes Jetmirit, Oltës e Domenikës, publiku ka zgjedhur që të jetë pikërisht ajo që do të largohet prej shtëpisë. Mërzia e Mirit ka qenë e dukshme. Ai e përcolli atë deri te tuneli, duke e përqafuar fort.
Klodi, flet nëna dhe ambasadorët
Edhe një herë Klodi ka qenë në qendër të vëmendjes. Në studio, mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar mamaja e tij. Por ajo nuk ka qenë e vetme. Bashkë me të ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, John Withers, si dhe ai holandez, Henk Van Den Dool. Arbana u ka thënë banorëve se Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë për të shprehur mendimin e tyre në lidhje me një çështje delikate që ka të bëjë me protestat e lezhjanëve kundër Klodit dhe lajmeve që kanë zierë jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Deklarata që bëri Klodi dy javë më parë, ka pasur një jehonë të madhe në shtyp dhe në opinionin publik. Përmes një klipi, nëna e Klodit i jep atij mbështetje, forcë dhe kurajë, duke i shprehur dashurinë e saj të madhe prej nëne. Ai i thotë se e do shumë dhe se është e vetmja femër që do të dojë gjithë jetën. Ambasadori holandez, Henk Van Den Dool, në mesazhin e tij dërguar publikut, tha se dje ai ka dërguar një letër të gjatë të hapur për publikun përmes gazetës “Shqip” dhe shpreson që ajo t’i japë forcë nënës së Klodit. “Unë u preka shumë prej letrës së Klodit. Ka qenë akt i një guximi të madh nga ana e tij dhe e përgëzoj nënën e Klodit që ka rritur një djalë si ai. Dashuria për njëri-tjetrin do të jetë më e fortë tani dhe do të arrijë të kapërcejë të gjitha pengesat. Ne jemi këtu sepse besojmë te djali juaj dhe t’ju themi se do ju mbështesim në çdo hap”, u shpreh ambasadori amerikan, John Withers.
Hakiu, poezi për banorët e përçarë
Të gjithë e kanë vënë re se gjatë këtyre ditëve banorët janë ndarë në grupe e kjo përçarje ka prekur dukshëm mbi të gjitha njërin prej banorëve, Hakiun. Banorët nuk kanë qenë në dijeni, por Kika u ka kushtuar atyre një poezi. Arbana u kërkon të shohin në monitor, ku Kika u flet atyre. Më pas ai u lexon edhe poezinë që u ka kushtuar.
Bertina, një dhuratë nga Erioni
Në spektaklin e së shtunës së kaluar, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve të shprehnin nga një dëshirë të cilën duhej ta shkruanin në fletëpalosje, si dhe në një tjetër fletëpalosje të shkruanin emrin e njeriut që dëshironin t’i mbërrinte ajo surprizë. Vëllai i Madh ka vendosur që të plotësojë dëshirën e Erionit, një dëshirë e cila kishte lidhje me Bertinën. Për këtë arsye, Arbana i kërkon vajzës të shkojë te dhoma e bardhë. Erioni ka kërkuar që t’i dhuronte një varëse, e cila është me gurë “Amatis”. Pas kësaj, Arbana i ka kërkuar Erionit të shkojë në dhomë tek e dashura e tij. Ata mund ta kalojnë natën bashkë në atë dhomë. /tch/