E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Menel debatojnë

31/03/10 00:39

Menel kërkon në dhomën e gjumit dhe pasi kontrollon, arrin të gjejë një çantë të vogël prapa një krevati dhe brenda saj ndodhet një qese me cigare. Në dhomë shkon dhe Kika i cili i kërkon Menel-it që ti japë cigare duke i zëvendësuar me disa nga të tijat, por vajza refuzon që tia japë të gjitha cigaret në dorë Kikës. Gjatë kohës që Kika i lutet vajzës dhe kjo e fundit i thotë se ajo mund tia japë cigaret, por jo ai ti marrë vetë, dërhyn Erioni. Ai i thotë Menel-it që të mos i ndërrojë cigaret me Kikën dhe i kërkon që tia japë Oltës sepse çanta është e Adës dhe cigaret janë të saj, por otla është duke u kujdesur për sendet e Adës. Menel i thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse ajo i ndërron Kikës disa cigare, por Erioni e kundërshton duke i thënë se në shtëpi janë bërë debate shumë të forta vetëm për punën e cigareve dhe më pas i thotë se nuk është normale që të prekësh gjërat e të tjerëve. Ai i thotë vajzës që tia çojë Oltës cigarët sepse përdryshe Olta do të debatojë fort me të nëse e sheh që ajo po i ndërron cigaret. Fakti që Erioni insiston në këtë pikë bën që Menel të debatoje me të dhe i thotë se nga e di ai që cigaret janë të Oltës. Erioni i thotë se e di shumë mirë një gjë të tillë, por Menel ia ndërron Kikës dy cigarë duke mos i marrë shumë parasysh fjalët e Erionit. Në këtë moment debatin e shuan Kika i cili thërret Oltën dhe i tregon për cigaret që gjeti Menel dhe për faktin se ai ndërroi dy prej tyre me cigaret e tij. Olta i thotë se mjaftohet me faktin që cigaret u gjetën, ndërsa për shkëmbimin që bëri Kika thotë se nuk e ka problem. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›