E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni për Oltën

08/04/10 02:20

Gjatë lojës që bënë Erioni i përgjigjet një pyetje se këtë javë nga të katërt të nominuarit ai do të donte që këtë javë të dilte Manal. Pas përfundimit të lojës Manal, Klodi, Erioni dhe Tatiana shkojnë në kushinë dhe bisedojnë. Ata pyesin Erionin se përse pikërisht ai zgjodhi Manal dhe jo një nga banorët e tjerë. Erioni thotë se ai ka më tepër afrimitet me Jetmirin, Kikën dhe Oltën sesa me Manal sepse ajo ka hyrë shumë më vonë se ata. Ai thotë se do ti vinte më tepër keq nëse do të largohej si Kika apo Jetmiri pasi me të dy ka raporte të ngushta miqësore dhe do ta ndjente mungesën e tyre, por do ti vinte shumë keq edhe nëse do të dilte Olta. Erioni thotë se nuk dëshiron që Olta të dalë gjatë kësaj jave sepse ai do të ngelej pa një shoqe në shtëpi pasi edhe Bertina edhe Ada kanë dalë tashmë nga BB. Pasi Tatiana dhe Klodi e ngacmojnë Erionin për Oltën ai thotë se e ka mike shumë të mirë dhe se për këto javët e mbetura mes tyre situata nuk ka për të ndryshuar. Ai thotë se mund ti sigurojë që me Oltën nuk do të ndodh gjë, por lë një hapsierë duke shtuar kurrë mos thuaj kurrë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›