Bluzat e bardha në QSUT, shërbim pacientëve vetëm kundrejt ryshfetit
Ashtu si në pazar, ku na duhet që në këmbim të produkteve të ndryshme të dorëzojmë paratë, edhe për shërbimet në qendrën më të madhe shëndetësore në vend që çuditërisht mban emrin e gruas më bujare në botë Nënë Terezaapo të quajtur ndryshe Qendra Spitalore Universitare të gjithë ne jemi të detyruar që në formë paradoksale tu japim nën dorë bosëve
të pavijoneve para kesh për të marrë edhe më minimalen e shërbimeve. Në këtë kontekst edhe pse nuk e shprehin në formë të drejtpërdrejtë mjekët dhe për më tepër shefat të ashtuquajtur nga vetë pacientët si padronët e spitalit e thonë me veprime se çdo ditë duhet të jesh i aftë të kuptosh se duhet të futësh dorën në xhep për ndonjë kartëmonedhë 10 apo njëzetëshe për tja lënë mbi tavolinë apo duhet tja futësh në mes të dokumenteve në këmbim të shërbimeve dhe kujdesjes. Në rastet kur një pacient nuk mund ta kuptojë kontekstin e rryshfeteve pasojat janë të paparashikueshme deri në lënin mbas dore të pacientit edhe në rastet kur ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Vetë pacientët në QSUT në disa prej pavijoneve të ndryshme të spitalit numër 1 ku kurohen të gjitha sëmundjet e brendshme kanë deklaruar për gazetën SOT se mjekët janë totalisht të pavëmendshëm në rastet kur pacientët nuk ju japin para nën dorë. Kemi 10 ditë këtu dhe është skandal i madh dhe turp për mjekësinë tonë që mjekët përgjegjës të vijnë e të shohin vetëm në rastet kur ju jep para, madje nëse i lë ndonjë ditë pa ryshfet refuzojnë të takojnë e të nxjerrin gjithfarë pretekstesh tha dje për gazetën një qytetar nga Tirana i afër i një prej pacientëve në gjëndja të vështirë për jetën. Sipas këtij qytetari gjëndja në spitale është tejet anormale pasi mjekë e pacientë duken sikur nuk kryejnë asnjë veprim pa marrë para nën dorë. Ndërkohë një tjetër paciente e shtruar që prej tre javësh pohon se ditën e parë të shtrimit i ka dorëzuar një prej mjekëve plot 150 mijë lekë të vjetra me arsyen se shërbimi ndaj saj do të ishte i mirë. Më pas për disa ditë rresht shërbimi ishte vërtet i kujdesshëm dhe pothuajse i gjithë stafi i pavijonit ishte në gatishmëri të plotë por pasi kaloi një javë kjo paciente u harrua madje mjeku që e kishte marrë përsipër e që kishte pranuar ryshfetin e pacientes pa e bërë dysh fjalën e saj nuk vinte më fare në dhomë për të parë ecurinë e të sëmurës. Në fillim kur erdha me rekomandimin e mjekut të familjes ai më tha që jepi ndonjë kafe shefit, dhe kështu veprova, ditët e para më dukej sikur i gjithë pavijoni u ngrit në këmbë pasi kujdesia ishte e paimagjinueshme më pas ngaqë nuk i dhashë më para as mjekut as infermiereve pothuajse më harruan fare, madje në disa raste infermieret bërtisnin e më vononin dhe mjeku më shmangej e më nxirrte pretekste të kota tha dje për gazetën një prej pacienteve të shtruara në spitalin e sëmundjeve të brendshme. Ndërkohë një tjetër pacient tregon për gazetën se vetëm ngaqë nuk i kishte ofruar para mjekëve ka qëndruar mesnatën e djeshme gati për 8 orë në një shtrat të sajuar në dhomën e infermiereve dhe e ka marrë serumin aty në pritje të një krevati në një nga dhomat ku duhet të qëndrojnë të sëmurët. Në disa prej deklaratave të Ministrit Vasili por edhe në daljet e shpeshta të drejtorisë së QSUT-së është luftuar dhënia e ryshfetit dhe ky veprim është cilësuar si një ndër problemet që është në reduktim nga politikat që është duke ndjekur sistemi shëndetësor. Por gjithkush prej nesh është koshient duke parë se për çdo veprim që kryejmë në spitalet apo poliklinikat shtetërore duhet patjetër të fusim dorën në xhep. Nuk janë të pakta edhe rastet kur në pamundësi të dhënies së ryshfetit nga ana e pacientëve infermieret apo edhe vetë mjekët kanë neglizhuar në punën e tyre.
Arta AGOLLI
Last Updated on E Merkure, 07 Prill 2010 19:46