E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavijonet në gjendje të mjerueshme, në 18 dhoma vetëm njëra me banjë brenda

Gjëndja në spitalet tona i ngjan as më shumë e as më pak e as më shumë kohës së luftërave ku shërbimet shëndetësore ngjanin me çadra të vjetra me shumë se sesa pavijone. Për çdo pavijon gjendet vetëm nga një dhomë me banjë brenda ndërsa banja e përgjithshme për të gjithë të sëmurët është në fund të korridorit e tjetërsuar në një gërmadhë nga ku mund të shohësh nëse

ngre sytë lart muret e çara. Përveç kësaj në banja të bëjnë përshtypje edhe rubinetet e kokat e dusheve të shqyera e papastërtitë e frikshme në çdo pjesë të tualeteve. Një tjetër fakt dëshpërues për kushtet në spital janë edhe mungesa e koshave të plehrave në çdo dhomë e për këtë pacientët janë të detyruar që në shumicën e rasteve  mbeturinat ti vendosin në qeska gjë e cila nuk është aspak higjienike e mund të krijojë infeksione të ndryshme tek ta. Në katin e parë të spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, ndodhet edhe pavijoni i shtrimit. Në derën e xhamit është e afishuar një listë me pacientët e shtruar dhe orari i vizitave të familjarëve, që në fakt nuk respektohet. Gjithkush mund të hyjë e të dalë pa problemin më të vogël dhe të gjitha bisedat e zhurmshme që bëhen nëpër korridore, depërtojnë edhe nëpër dhomat e të shtruarve. Në fakt, pamja e hyrjes kryesore të spitalit 6-katësh është shumë shokuese. Ambientet nuk janë aspak të pastra, ndërkohë që spitalet duhet të jenë sterile.  Ndërkohë që në një situatë kaq dramatike, është edhe pjesa e godinës ku janë të vendosura aparaturat e ekzaminimeve. Kryesisht në shumicën prej dhomave e sidomos në ato që janë ngjitur me banjat,  muret janë tërë lagështirë. Ndërsa nëpër korridore hyjnë e dalin pa i ndaluar ndokush shitës ambulantë që shesin produkte nga më të ndryshmet që prej byrekëve e deri tek veshjet e ndryshme. Ndërsa tek dhomat e të shtruarve nuk mungon as fotografi që troket derë më derë.

Last Updated on E Merkure, 07 Prill 2010 19:48

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›