E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni shpërfill Bertinën

26/03/10 13:06

Mandi dhe Bertina janë duke bërë provën javë dhe sajojnë biseda sikur janë në ambjente jashtë shtëpisë. Aty kalon Erioni, i cili nuk i flet fareBertinës por vetëm Mandit. Mandi i thotë me shaka që ai do ti prezantojë një shoqen e tij dhe Erioni i përgjigjet se nuk ka kohë pasi do të bëjë pak plazh. Më pas Mandi e thërret Erionin për të rregulluar diçka tek biçikleta dhe Mandi bën sikur i prezanton Erionin me Bertinën. Bertina e përshëndet dhe Erioni nuk i përgjigjet fare dhe ajo thotë që Mandi e paska shokun shumë arrogant dhe të paedukuar. Mandi i thotë Erionit që ti flasë shoqes së tij, por Erioni përgjigjet se ajo nuk është në gustot e tij. Bertina shprehet se kështu është më mirë pasi ajo ka një simpatizant më pak në listë. Mandi lëvdon Erionin duke thënë që ai është djalë shumë i mirë dhe i sjellshëm, madje ka patur shumë eksperienca me vajza të bukura por nuk e di pse u soll ashtu me të, dhe ai do tia tërheqë vëmendjen.
Më pas atyre iu afron përfundimi i turnit dhe pas tyre janë Seldi dhe Manal. Seldi del në kopësht dhe thotë që është shumë përgjumësh dhe kur ka shkuar ta zgjojë Erioni, atij nuk i besohej që i kishte ardhur rradha dhe duhet të zgjohej.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›