E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet traktori në Afrikën e Jugut, shitet në... Durrës

Traktori me targa TV 055069 është vjedhur më datë 24 qershor 2009

Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit kanë zbuluar dhe identifikuar vjedhjen e një traktori bujqësor, i cili është transportuar për në Shqipëri. Në një komunikatë për median, Drejtoria e Kufirit në Durrës ka saktësuar se mjeti është traktor bujqësor dhe se rezulton të jetë vjedhur në Afrikën e Jugut. Sipas të dhënave që kanë autoritetet e kufirit, thuhet se traktori me targa TV 055069 është vjedhur më datë 24 qershor 2009 në kontinentin e largët. Pronari i traktorit u ka lënë autoriteteve të policisë disa dokumente, të cilat vlejnë për ta shmangur përgjegjësinë e blerësit në trafikun e mjeteve motorike. Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës nuk kanë lejuar daljen jashtë porti të mjetit bujqësor, i cili ishte në gjendje shumë të mirë teknike. Sipas tyre: Rrugëtimi për traktorin ka qenë i gjatë, pasi ka përshkuar qindra kilometra në trajlera dhe më pas edhe në tragete për të mbërritur në portin e Durrësit. Ky është rasti i parë që një mjet motorik bllokohet si i vjedhur në Afrikën e Jugut, ndërsa policia ka zbuluar dhjetëra automjete, të cilat thuhet se janë vjedhur në Evropën Perëndimore. Ndërkohë, policia nuk ka bërë asnjë deklaratë nëse ka ndonjë të ndaluar apo nën hetim për këtë çështje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›