Erjon Bogdani: Golin ua dedikoj tifozeve te PartizanitSulmuesi u ngjit në kuotën e 3 golave në këto eliminatore, duke vendosur edhe një “rekord” në kualifikueset e botërorëve: 7 gola, nga 12 që ka shënuar në total

Publikoje ne:
Erjon Bogdani me golin e barazimit ndaj Danimarkës(1-1), u ngjit në kuotën e 3 golave në këto eliminatore, duke vendosur edhe një “rekord” në kualifikueset e botërorëve: 7 gola, nga 12 që ka shënuar në total në 52 ndeshje me fanellën e përfaqësueses. “Nuk diskutohet që jam i lumtur për golin, por natyrisht mbi të gjitha që morëm pikë. Me ardhjen e trajnerit Kuzhe, çdo gjë ka ndryshuar për mua. Goli im u dedikohet tifozëve të Partizanit dhe natyrisht të gjithë Shqipërisë”. Sulmuesi 32-vjeçar i Kombëtares e ka filluar karrierën futbollistike me Partizanin, para 15 vjetësh, në vitin 1994.
E Enjte, 10 Shtator 2009