Armend Dallku: Barazimin ia dedikoj djalitMbrojtësi i djathtë kosovar, që ka shënuar edhe një nga pesë golat e përfaqësueses sonë në këto kualifikuese.

Publikoje ne:
Armend Dallku, “kampioni” shqiptar i kartonëve të verdhë në eliminatoret e Botërorit, 5 kartonë të verdhë në shtatë ndeshje ku është aktivizuar, ia dedikon suksesin në barazimin kundër Danimarkës, familjes së tij e në veçanti, djalit të tij. “Ishim n lartësinë e duhur dhe barazimi ishte plotësisht i merituar. Krijuam raste të pastra për shënim. Kombëtarja po rritet”, - tha mbrojtësi i djathtë kosovar, që ka shënuar edhe një nga pesë golat e përfaqësueses sonë në këto kualifikuese.
E Enjte, 10 Shtator 2009