E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër Mesi për Barcelonën

E tanishmja e Barçës quhet Mesi, Ibrahimoviç e Henri, por në të ardhmen mund të jetë një gjeorgjian idhulli i ri në “Kamp Nou”. Ai quhet Giorgi Chanturia, është 16 vjeç dhe luan si sulmues i tërhequr.

Zbuluesit e kampionëve të Europës i kishin vënë syrin adoleshentit që prej tre vitesh dhe tani e afruan në ekipet e të rinjve. Talenti i tij bie menjëherë në sy: mënyra se si lëviz në fushë, si i “deh” kundërshtarët dhe mënyra se si e godet topin me të majtën.

Karriera e lojtarit të ri, që ashtu si Mesi u mor nga Barcelona në një moshë të re por që nga lëvizjet i ngjan më shumë me Ibrahimoviçin, filloi te Vake i Tbilisit, ku u etiketua si talenti më i mirë i vendit të tij.

Në arenën ndërkombëtare shpërtheu në Dana Cup 2006, duke fituar trofeun e lojtarit më të mirë. Më vonë, Barcelona i hapi derën dhe pas një muaji në provë, u mbajt nga drejtuesit katalanas.
Tani të gjithë presin ditën që ai do të debutojë midis të mëdhenjve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›