E Diel, 1 Nëntor 2026

Unioni i Gjyqtarëve: Politika të mos na sulmojë, por të kujdeset për qeverisje më të mirë

Share

Në një deklaratë për mediat, Unioni i Gjyqtarëve deklaron se refuzohet çdo sulm në drejtim të tyre, i bazuar në interesa politikë. Unioni ka ftuar politikanët që të përpiqen ti shërbejnë qytetarëve, pasi në këtë mënyrë do të kemi edhe një gjyqësor më efektiv.

Gjyqtarët kërkojnë nga politika që, ashtu sikurse ata përballen çdo ditë me gjykimin e kriminelëve dhe bandave të rrezikshme, duke dhënë deri dënime me burgime të përjetshme, apo duke luftuar korrupsionin e politikanëve, trafikantët e drogës etj, edhe politikanët të përpiqen ti shërbejnë qytetarëve të tyre jo nëpërmjet mohimit, por ndërtimit të një gjyqësori më efektiv dhe efiçient- thekson deklarata.

Duke pranuar përgjegjësinë e tyre në proceset integruese të vendit, Unioni bën thirrje që politika të ndalë sulmet ndaj drejtësisë, pasi në këtë mënyrë shkatërrohet besimi i qytetarëve tek drejtësia.

Me shqetësim serioz konstatojmë se politika në tërësi dhe vijimësi përpiqet të shmangë përgjegjësinë e deleguar nga qytetarët shqiptarë për një qeverisje më të mirë. Gjyqësori është i pavarur nga qeveria, por është pjesë e qeverisjes së mirë, aspiratë e çdo qytetari në këtë vend,- thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›