Erjon Rizvanolli i “ben” nje oferte Tiranes
Sulmuesi i Shkumbinit, Erjon Rizvanolli sinjalizon, se mund te kaloje ne muajin janar, te ekipi pretendent per titull, Tirana. Ne merkaton e janarit jane disa ekipe, qe synojne te afrojne lojtare cilesore, per te permbushur objektivin. Edhe Tirana ka disa jave qe ndodhet ne krize te rezultateve. Bardheblute po calojne sidomos ne sulm, pasi nuk po gjejne dot golin. Prandaj, sipas drejtuesve te Tiranes, ne janar shihet si domosdoshmeri qe ekipi te bleje nje lojtar sulmi. Emri i Rizvanollit eshte lakuar paksa se fundmi, ndersa vete lojtari nuk e perjashton mundesine, qe ne janar te rikthehet te i njejti ekip, ku ka luajtur disa sezone me pare. “Ndihem mire aktualisht te Shkumbini,”- theksoi Rizvanolli, -“por Tirana eshte shtepia ime e dyte dhe nuk e perjashtoj mundesine e ndonje kalimi te mundshem ne Janar,” – shprehet me tej lojtari i Shkumbinit. Erjon Rizvanolli, ne 10 javet e para e ka gjetur plot gjashte here rrugen e rrjetes me Shkumbinin. Ai eshte mes golashenuesve me te mire te kampionatit. Edhe ne javen e fundit te Kategorise Superiore, Rizvanolli shenoi per ekipin e tij. Shkumbini arriti te fitoje 2-0, ndaj Apolonise, dhe Rizvanolli realizoi golin e pare. Sulmuesi i Shkumbinit ka qene vazhdimisht protagonist ne listen e golashenuesve, gjate sezoneve te fundit.