E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini viziton Shqiperine, sot para asamblese

Dje vendin tone e vizitoi kreu me i larte i UEFA-s, Mishel Platini. Sot do te mbahet Asambleja e Pergjithshme e FSHF-se. Vizita e Platinise, pervec promovimit te disa projekteve te UEFAs-s ne Shqiperi lidhet edhe me mbledhjen e asamblese. Pervec perfaqesuesve te klubeve eshte ftuar edhe ministri i TKRS-se, Ylli Pango. Mbetet mister, nese do te marre pjese Pango ne asamble, apo jo. Kreret e FSHF-se u shprehen te pasigurt, ne lidhje me pjesemarrjen e Pangos. Gjithsesi, dita e djeshme eshte shoqeruar me batuta dhe takime mes kreut te UEFA-s, Platini, dhe perfaqesuesve te futbollit dhe zyrtareve me te larte te shtetit shqiptar. Platini gjate takimit te djeshem ne MTKRS, ne lidhje me nenin e famshem 53, te statutit te FSHF-se, nen qe pezulloi me 14 Mars futbollin shqiptar nga aktivitete nderkombetare, duke e anashkaluar, u pergjigj: “ Neser (sot) eshte Asambleja e Pergjithshme e Federates Shqiptare te Futbollit, ku do te diskutohet edhe ai nen”. Nderhyrja e ministrit Pango sqaron disi situaten: “Neni ne fjale eshte ne diskutim ne nivel specialistesh dhe ekipet (pala shtet dhe FSHF) deri tani po punojne me mirekuptim.”

Projektet

Mishel Platini do te mbaj nje fjalim gjate dites se sotme, ne fillim te asamblese. Nderkohe, dje ai ka promovuar nje sere projektesh te UEFA-s, ne prani edhe te Dukes dhe te Pangos. “Roli im eshte qe te ndihmoj ne formimin e brezat e rinj te futbollisteve, dhe kete duhet ta bej me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe me Ministrine perkatese,” – theksoi Platini. Ministri i TKRS-se, Pango shpjegoi me konkretisht ne lidhje me kete projekte: “Biseduam per projektet e UEFA-s qe synojne te ndihmuar sportin shqiptar. Projekti synon te shtoje oret e mesimit ne fushen e edukimit fizik dhe ne vecanti te futbollit. Projekt permban 12 fusha futbolli, te cilat do te financohen nga UEFA. Fondet do te kalojne permes Federates Shqiptare te Futbollit. Jane diskutuar edhe ide te tjera per te ardhmen”, u shpreh ministri Pango.

Vizita

Nuk eshte hera e pare qe Platini viziton Tiranen. Por ne postin e ri te Presidentit te UEFA-s ai vizitoi per here te pare Shqiperine. Duke qene se kishte nje axhende te ngjeshur ne me pak se 24 ore, gjate vizites kreu i UEFA-s u nuk kishte parashikuar as nje konference per shtyp. “Kam qene edhe here te tjera ne Shqiperi, por kjo eshte e para here qe vij si President i UEFA-s,” theksoi Mishel Platini. Ish-lojtari i famshem i Frances dhe i Juventusit (Tre here fitues i Topit te Arte) Platini ka ardhur per here te pare ne vitin 1990, kur ishte trajneri i Frances dhe ekipi i tij fitoi perballe kombetares sone, 1-0 ne Qemal Stafa.” Gjithashtu, francezi ka qene edhe dy here te tjera gjate viteve te fundit per projekte te UEFA-s. Nje vit me pare Mishle Platini u zgjodh President i UEFA-s. Presidenti i FSHF-se, Duka, i cili pati te drejten e votes, u rreshtua ne krah te Platinise, gjate zgjedhjeve te kaluara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›