Lorik Cana pranon largimin nga Marseja
Lorik Cana do te largohet nga Marseja dhe per kete eshte shprehur i sigurt. Arsyeja pse lojtari i Olimpikut nuk eshte larguar gjate merkatos se veres, lidhet me kontraten qe i skadon ne fund te ketij edicioni. “E sigurt eshte se ky do te jete sezoni im i fundit te Marseja,” – deklaron Cana, i cili shprehet se kampionati anglez shihet si mundesia me e mire, por nuk perjashton alternativa te tjera. Gjithcka do te jete ne varesi te ofertave dhe i emrit te ri te klubit. Marseja duke qene se nuk po arrin dot te binde lojtarin qe te rinovoje kontraten, ka ne interes qe Cana, te largohet ne merkaton e janarit. Ne te kundert, ne fund te sezonit, Cana nuk do te jete ne kontrate dhe me tej klubi francez nuk perfiton asgje nga kartoni i tij. Gjithsesi, Cana luan sezonin e tij te katert me Olimpik Marsejen. Tre sezone te tjera i ka kaluar me PSG. “Jam ne kerkim te nje ekipi me te mire dhe te nje kampionati me te forte,” – deklaroi Lorik Cana.
14 milione euro
Llogaritet kartoni i Lorik Canes. Shifra konfirmohet nga lojtari, sipas te cilit ne rast se klubet e interesuara gjate merkatos se veres do t’i afronin Marsejes kete shume, atehere do te mundesohej edhe kalimi i tij.
23 gola
ka shenuar gjithsej Cana, ne sezonin e tij te katert me Olimpik Marsejen. Ne ndeshjet e ketij sezoni 24 vjecari e ka gjetur vetem nje here rrugen e rrjetes. Marseja kete vit synon vendin e dyte ne kampionatin francez.
Kombetarja
Lorik Cana preferoi te luante me fanellen kuqezi disa sezone me pare. Ai ka luajtur gjithsej me kuqezinjte 31 ndeshje, duke shenuar nje gol. Cana luan ne mesfushe dhe ne mbrojtje, ne varesi te nevojave te ekipit. Aktualisht eshte lojtari me i rendesishem i kuqezinjve.
E ardhmja
Mesfushori deklaron se do ta mbylle karrieren me perfaqesuesen kuqezi. Edhe ne rast se Kosova do te anetaresohet ne FIFA dhe UEFA, Cana premton se do ta mbetet lojtar i kuqezinjve, madje enderron te luaje ne te ardhmen ne finalet e nje evropiani ose boterori.