Kosova anetare ne OKB, pastaj ne UEFA
Kosova duhet njohur nga OKB-ja para se te anetaresohet ne UEFA, njekohesisht edhe ne FIFA. Platini u shpreh prere: “Une u kam bere te qarte disa here dhe drejtuesve te Federates se Futbollit te Kosoves.,” – tha Platini. – “ Statuti i UEFA-s eshte shume i qarte. Per te qene anetari i UEFA-s duhet te jesh me pare anetar i Kombeve te Bashkuara”. Presidenti i UEFA-s, Platini e dha kete deklarate gjate vizites se djeshme ne Tirane. “Mund te shprehen ide te ndryshme, por UEFA respekton statutin e saj. Ky eshte vendimi i UEFA-s”. I pranishem ne takimet me drejtuesit e futbollit shqiptar, me kreret e shtetit tone gjate vizites se Presidentit te UEFA-s ishte edhe kreu i futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Ne lidhje me kete ceshtje foli ministri Pango: “ Bashke me presidentin e FSHF-se Duka, sugjeruam qe Federata e Futbollit e Kosoves, te rishikohet edhe nje here, nese mund te behet pjese e futbollit nderkombetar. Kuptohet qe nuk mund te shkelet statuti i UEFA-s. Gjithsesi, do te ndiqen rruga me e drejte drejt nje marreveshjeje”.
Nderkohe, Platini u shpreh se Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e hodhi poshte kerkesen ne fjale. Ministri Pango beri nje paralelizem me menyren sesi u arrit Pavaresia e Kosoves.
Nderkohe, Platini u shpreh se Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e hodhi poshte kerkesen ne fjale. Ministri Pango beri nje paralelizem me menyren sesi u arrit Pavaresia e Kosoves.