Erjona nga Mitrovica, pushton pasarelat

Erjona Ala, është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botën e modës.
Ajo ka lindur më 12 korrik 1995 në Mitrovicë, ndërsa prindërit e saj janë shpërngulur për në Norvegji, kur ajo ishte 2 vjeçare.
Erjona 17 vjeçare, tani jeton mes kryeqyteteve botërore të modës, e angazhuar me sesione fotografimi dhe sfilata.
Ndonëse jo shumë e njohur në vendin e saj, Erjona deri më tani ka pasur një sërë bashkëpunimesh me shtëpitë më prestigjioze të modës si: Giorgio Armani, Alberta Ferreti, Roberto Cavalli, Versace, Moschino, Fendi etj.
Mitrovicasja , e gjatë 1.79 metra, së fundmi ka sfiluar në javën e modës , në prezantim të koleksioneve pranverë/verë. / R.K. /Indeksonline/
/>