E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erla parkon keq, zhbllokohet pas pesë minutash

Erla Mehilli para redaksise se Shekullit / Foto K. Pinderi

Kristi Pinderi

Rastësi dhe ironi në kufijtë e komikes! Kështu mund të përshkruhet ndodhia e pakëndshme që i ndodhi dje zëdhënëses së kryeministrit Berisha, znj. Erla Mëhilli e cila parkoi kuturu fuoristradën e saj mu para redaksisë së Shekullit duke shkelur gjithë rregullat për parkim e si të bëhej fjalë për ndonjë copë toke pronë e saj. Pas kësaj  u largua për një kafe, por kur pas pak minutash u rikthye gjeti mrrokllat e karroatrecit në gomat e makinës së saj!

Por më stresuese situata u bë për punonjësit e karroatrecëve që punojnë në shërbim të Bashkisë së Tiranës, kur kuptuan se fuoristrada gri tip BMË që sapo kishin bllokuar i përkistë pikërisht asaj…  Erla Mëhillit.

Situata që u krijua dje pasdite përballë zyrave të gazëtës Shekulli ishte edhe me nuanca komike por mbi të gjitha një detaj, ndoshta krejt i parëndësishëm, që tregon një fenomen tashmë të dhimbshëm për të gjithë ne: qytetarët e këtij vendi trajtohen me standarde të dyfishta, një standard për qytetarët e thjeshtë, e tjetër standart për zëdhënëset e pushtetit.

Për 5 minuta rruga para redaksisë së Shekullit në Bllok, u pushtua nga makina të policisë të cilët urdhëruan cbllokimin e makinës së zëdhënëses së Berishës… Cdo koment i mëtejshëm do të ishte i pavlerë, për fat të keq…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›