E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë me homoseksualët, tri parti kundër mallkimit

Njoftimi për një paradë apo festival të homoseksualëve, ka shkaktuar edhe tensionet e para publike dhe përplasjen me partitë konservatore shqiptare. Pas kreut të PLL Ekrem Spahia edhe vetë partia që ai drejton, përmes një deklarate mbështeti qëndrimin e tij kundër homoseksualëve. Kërkesës së Avokatit të Popullit për ndjesë publike, PLL iu përgjigj me përforcimin e deklaratave të Spahisë.

Partia Levizja e Legalitetit shpreh publikisht qendrimin e saj se është kundër çdo aktiviteti qe promovon antivlera, cenon moralin shoqeror dhe fyen ndjenjat e kombit. Cdo manifestim i LGBD-ve hyn ne kete percaktim. Duke e konsideruar cdo devijim seksual si ves, fatkeqesi ose mallkim, PLL  shprehet e vendosur per ti prere rrugen e qytetarise ketij fenomeni  me pasoja dekadente dhe shkaterruese per individin, vlerat tradicionale, shenjterine e familjes, moralin e shendoshe dhe percaktimin hyjnor.

Në të njhjëjtan linjë është deklaruar edhe Partia Demokristiane, e cila thekson se kjo parti është kundër martesës midis personave të së njëjtën gjini. Familja e fortë, sipas traditës sonë dhe traditës kristiane, është martesa mes dy sekseve të kundërta. Çdo lidhje tjetër është jashtë kësaj tradite. M,arrtesat në gjini janë deformive dhe vese të shëmtuara, për një familje dhe shoqëri të shëndoshë theksohet në deklaratën e PDK. Edhe PR, përmes një qëndrimit të sekretarit të përgjithshëm të kasaj partie Arjan Madhi, thekson se shoqërisë sonë nuk mund ti imponohet cdo normë në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut. Shumica e vendeve të zhvilluara dhe me demokraci të zhvilluar i mbajnë të izoluara këto fenomene dhe nuk kemi pse shkojmë drejt një debate public konfliktual, që për fat të keq e kemi të hapur për shumë cështje të tjera.

Pas këtyre qëndrimeve ka reaguar edhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve.

E drejta ndërkombëtare dhe tradita mjekësore nuk e konsideron, që nga vitit 1972, perversitet apo devijim seksual marrëdhënien e dashurisë mes dy njerëzve të të njëjtit seks. Gjithashtu Kodi Penal, më konkretisht neni 266 e konsideron vepër penale deklaratën e zotit Ekrem Spahiu. Por mbi të gjitha Kushtetuta Shqiptare, dhe konventa ndërkombëtare në të cilat Shqipëria ka aderuar si dhe ligji për Mbrojtjen nga Diskrinimi mbron dhe promovon barazinë dhe respektimin e personave me orientim seksual dhe identitet gjinor të ndryshëm.

I drejtohemi qeverisë shqiptare dhe z. Sali Berisha, deputetëve te Kuvendit të Shqipërisë, partive politike se politikanët kanë një përgjegjësi publike tashmë, por edhe institucionale që të reagojnë në mënyrë urgjente ndaj këtyre deklarateve anti-ligjore të Z. Ekrem Spahiu dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit. Ju themi se komuniteti LGBT lufton për të vënë në vend një drejtësi të munguar prej shumë kohësh, si momente të errëta të historisë sonë shqiptare si përshembull ato kur pjesëtarë të këtij komuniteti denigroheshin, dhunoheshin, burgoseshin gjatë diktaturës e pastaj detyroheshin të bënin veprime çnjerëzore në funksion të perversiteteve të atij regjimi. Luftojmë për një shoqëri të drejtë, tolerante, që bazohet mbi të drejtat e njeriut, mbi respektin e ndërsjelltë, mbi përkujdesjen ndaj çdo minorance e pakice. Së fundmi i bëjmë thirrje publike Ambasadorit të BE në Shqipëri, Ambasadorit të OSBE, Ambasadorit të SHBA, Ambasadorëve të vendeve europiane në Tiranë dhe të gjithë organizmave të tjera ndërkombëtare që të ndihmojnë Shqipërinë në këtë përpjekje të fortë për tu emancipuar e për tu bërë njerëzore ashtu si dhe demokratike thuhet në deklaratën e shoqatës LGBT.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Homoseksualët: Të shkarkohet Ekrem Spahia, na kërcënoi Tiranë- ‘Të shkarkohet urgjentisht nga posti që mban Ekrem Spahia’....
  2. AK-ja parti politike, Spahiu: Nuk bëjmë koalicion me asnjë parti Uashington- Kryetari i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet...
  3. Braçe kundër Ramës mbi bashkëpunimin me LSI- në Tiranë – Anëtari i Kryesisë socialiste, Erjon Braçe, dje ka...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›