Erleta: Me na falë Baci Adem

Moderatorja e Radio Televizionit të Kosovës, dhe e bija e veprimtarit Ukshin Hoti, Erleta, ka publikuar një video që ka ngjallur shumë interesim .
Në këtë video, shfaqen ngjashmëritë mes këngës “Kush ia nisi luftës ma i pari” nga Afrim Muçiqi, dedikuar komandantin të UÇK-së, Adem Jashari, dhe këngës serbe ‘’Nema pari”.
Video e publikuar në faqen You Tube, fillon dhe mbaron me kërkimfalje:
“Me na falë Baci Adem! Horrllëqet e fitimprurësve duhet të dalin në shesh… me apo pa dëshirën e të tjerëve!
Me respekt dhe atdhedashuri, E.H.”
Hoti, e cila në emisionin e saj për të rinjë në RTK publikonte huazime këngësh, ka zgjedhur rrjetet sociale për ta bërë publik këtë huazim.
“Shumë moti kam pasë ta publikoj këtë këngë. Por, rrnoftë interneti ku nuk ka cenzurë. E juve "Patriotë" ju hangër dheu për së gjalli, se për shpinën e kurrizin tim kujdesem vet!” ka shkruar Hoti në rrjete sociale, krahas publikimit të videos. /Indeksonline/
/>