E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scarlett në garë për tu bërë Hillary Clinton

Aktorja Scarlett Johansson, e cila aktualisht po xhiron filmin “Captain America 2”, mendohet se do të jetë e përzgjedhura për të interpretuar rolin e Hillary Clinton në filmin biografik “Rodham”.

Aktorja 28-vjeçare ende nuk e ka siguruar këtë rol pasi në garë për të janë edhe Jessica Chastain, Amanda Seyfried dhe Reese Wistherspoon.

Filmi do të fokusohet në fazat e para të karrierës së ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, kur ka qenë avokate në Uashington.
Titulluar "Rodham", shkruar nga koreano-jugori Young Il Kim, ngjarja zhvillohet në vitet e '70-ta, kur Hilari ishte në të njëzetat dhe në fillim të karrierës e lidhjes me të dashurin, Bill.

Sipas kritikëve të Holivudit, "Rodham'' rradhitet mes katër filmave më të mirë që akoma nuk janë publikuar. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›