E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amanda Bajns sulmon Rihanën

“Kris Braun të ka rrahur sepse je e shëmtuar, qenin tim kam dashur ta quaj sipas teje”!. Amanda Bajns duket se mendon se është duke i shkuar për shtati imazhi i yllit problematik dhe kështu pa kurrfarë shkaku e ka sulmuar Rihanën në ‘Twitter’.

“Kris Braun të ka rrahur sepse nuk je e bukur”, ka shkruar Amanda. Menjëherë më pas ka vazhduar: “Askush nuk do që të jetë i dashuri i yt, për pak nuk ia kam vënë emrin tënd qenit tim”.

Ajo shpejt i ka fshirë dëshmitë e saj, por si duket ka qenë tepër vonë, të gjithë që i kanë parë i kanë ruajtur ato. Rihana nuk i mbeti borxh: “Kjo ndodh kur anulohet ‘Intervention’, duke aluduar në shuarjen e serisë së popullarizuar me emrin e njëjtë, në të cilën u ndihmohet të varurve dhe të sëmurëve mendorë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›