Thaçi:Me të gjitha mjetet kundër zgjedhjeve serbe
Partitë politike në Kosovë janë bërë bashkë kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës. Me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, grupet politike janë takuar me përfaqësues të Quint-it në Kosovë, në zyrat e Kuvendit të Kosovës.
"Kryeministri i Kosovës bashkë me liderë të partive opozitare: Isa Mustafa nga LDK, Blerim Shala nga AAK, si dhe partneret e koalicionit: Behgjet Pacolli nga AKR, Sllobodan Petrovic nga SLS dhe Mahir Jaggjillar nga Grupi 6 Plus, ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Quintit të cilët i ka informuar për qëndrimin e Kosovës për pretendimin e Beogradit zyrtar që të organizojë zgjedhje në Kosovë" thuhet në komunikatën e qeverisë.
“Vendimi qeverisë së Serbisë, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të Serbisë në territorin e Kosovës, për mua dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, është edhe një agresion tjetër dhe cenim i sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ky akt është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm në shtetin tonë të pavarur" citohet kryeministri Thaçi.
"Unë jam i vetëdijshëm, se Serbia ka organizuar zgjedhje të tilla në Kosovë në të kaluarën, mirëpo, deklarojë, me seriozitetin më të madh, se unë jam i vendosur që të përdori të gjitha mjetet të cilat i parasheh Kushtetuta e vendit tim, për të parandaluar një akt të tillë. Kjo praktikë e dhunimit të integritetit territorial dhe rendit Kushtetues të Kosovës nga ana e Serbisë, duhet të marr fund një herë e përgjithmonë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
(ar.si/BalkanWeb)