E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali dhe Liam u punojne rreng te tjereve

Pas Debatit qe krijoi Arberi banoret bejne thashetheme per te. Graciano thote se ai debatoi vetem sepse kerkon qe te jete protagonist. Mendimin e tij e perkrah dhe Franceska e cila thote se ata nuk kane per ti dhene rendesi debateve te tilla qe kane per te ndodhur brenda shtepise.

Ermali dhe Erioni ndodhen ne kuzhine dhe fillojne qe te bejne kokteile me lengje frutash. Pasi pijne vete ata mendojne qe te organizojne nje rreng per banoret e tjere. Keshtu te dy filloje te krijojne perzierje te cuditshme lengjesh dhe ne fund gatave u shtojne edhe kripe. Liam i sygjeron Ermalit qe te mos i bejne me kripe te gjitha gotat ne menyre qe te shumica ta provojne pijen sepse nese e provon njeri mund tu thote te tjereve qe te mos e pijne. Ermali i thote se edhe nese u hedhin kripe ne sasi te vogla te gjitha gotave ata nuk do ta ndjejne shijen.

Ndersa pergatisin koktejle Ermali pyet me ze te larte banoret qe ndodhen ne dhomen e ndenjes a do njeri kokteil dhe banoret pergjigjen po. Liami u thote se nuk do tua mbushin plot ne menyre qe banoret te mos merziten per shperdorimin e lengjeve te frutave. Pasi i pergatisin ata u hedhin pijeve shume limon dhe kripe.

Dy djemte shkojne prane te tjereve dhe u shperndajne pijet. Liami u kerkon qe te mos e pine deri sa te bejne te gjithe gezuar. Banoret e kuptojne se pijet nuk kane shije normale dhe fillojne qe ti pyesin djemte se cfare u kane hedhur brenda. Erjoni eshte ai qe e kupton se pijet kane kripe dhe limon ndersa te tjeret ngurojne ta provojne.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›