30 vjet nga vdekja e John Belushit

Ai u lind më 24 janar të 1949 nga prindërit shqiptarë, Anjeza dhe Adam Belushi, që emigruan në Illinois nga rrethinat e Korçës dhe ishte fëmija i parë i familjes së madhe të Anjeza dhe Adam, çifti shqiptar që solli në jetë edhe dy djem, Billy dhe James si dhe vajzën e vetme Maria, raporton Top Channel.
Hapat e para në botën e artit do t’i hidhte në vitin 1971 kur bashkohet me trupën e teatrit në Chicago, “The Second City”, ku pas spikatjes në role joprotagoniste ngjit shkallët për t’u shndërruar në ikonën e trupës.
Mori famë në të gjithë Amerikën me realizimin e Saturday Night Live, një spektakël televiziv që ai e udhëhoqi deri në vitin 1979, kohë kur u shkëput për t’iu përkushtuar karrierës në film. Ai mori pjesë në tre filma bashkë me Dan Aykroyd, “1941”, “Neighbors” dhe filmi që i dha famë në mbarë botën “The Blues Brothers”.