Pinto: Nuk do të përshtatesha në Bollywood

Freida Pinto do të dëshironte të bëjë një film bollivudian, por beson se është shumë ‘e turpshme’ për diçka të tillë.
Aktorja e njohur për rolet e saj në filmat “Slumdog Millionaire” dhe “Rise of the Planet of the Apes”, ka thënë se ka dëshirë të jetë pjesë e kinemasë së vendlindjes së saj, porse mendon se nuk do të përshtatej në një film Bollywoodi.
“Nuk do ta refuzoja Bollywoodin. Vetëm se nuk jam e sigurt nëse do të përshtatesha. Nuk e di. Mendoj se është tërësisht lojë e ndryshme”, ka pohuar Pinto.
Edhe pse po e kalon pjesën më të madhe të kohës në Los Angeles me të dashurin britanik, Dev Patel, aktorja e konsideron veten të lidhur me Indinë.