E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali ndihet me fat për fëmijët

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 09:05

Këngëtari Ermal Fejzullahu në një bisedë më të përditshëm “Infopress” ka thënë se ai ndihet me fat që i ka një vajzë edhe një djalë.

Nuk ka shumë kohë ku familjes se tij iu është shtuar edhe një vajzë të cilën ai e ka pagëzuar Buna.

“Vajza Buna ka lindur në muajin maj. Të kesh një djalë dhe një vajzë është një ndjenjë shumë e mirë të cilën nuk e di askush ta përshkruaj ...e as unë. Ndjehem shumë më fat që i kam”.

Ndryshe Ermali në këtë intervistë ka folur edhe për planet e tij të ardhshme në muzikë ku ka thënë se është duke e përgatitur një këngë që për tekstshkrues dhe kompozitor ka Ilir Beranin.

“E saj i përket orkestrimit, me atë do të merret Shkumbin Azizi. Tani për tani nuk mund të rrëfej më shumë detaje për këngën pasi që ajo ende nuk është e gatshme, por do të punoj me përkushtimin më të madh në mënyrë që gjithçka të shkoj mbarë. Nuk po mendoj shumë se si do të jetë teksti apo muzika pasi që me bashkëpunëtorët që i ceka kam punuar edhe më herët dhe ata e dinë mirë çfarë dua, por edhe unë e njoh punën e tyre. Po shpresoj që kënga të jetë e gatshme gjatë muajit tetor”, ka thënë Ermali në këtë intervistë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›