E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali tregon historine e tij te dashurise Franceska merzitet dhe qan

I fundit qe e mbyll Proven e Dashurise eshte Ermali. Ai ulet prane zemres se thyer dhe fillimisht shprehet se nuk eshte i sigurte nese ka zgjedhur zemren e duhur. Ermali fillon te tregoje per historine e tij te dashurise ndersa Franceska qe ndodhet aty ka filluar qe te qaje. Ajo duket shume e merzitur teksa degjon edhe Ermalin qe te tregoje historine e tij te dashurise.

Ermali tregon se ka njohur nje vajze me te cilen ka pasur nje lidhje dhe qe ne momentin qe ai hyri ne Big Brother ishte bashke me te por tashme nuk eshte i sigurte nese lidhja e tij vazhdon apo ka perfunduar. Ermali nuk flet shume duke kerkuar mirekuptimin e banoreve thote se e ka shume te veshtire qe te flase per ndjenjat e tij. Ai thote se fillimisht i ka pare femrat si objekt seksi ndersa me kete vajze gjithcka ka qene ndryshe. Banoret i thone se ai ka ndryshuar ne fytyre ndersa tregon se kjo i ndodh ngaqe gjendet ne veshtiresi te flase per nje gje te tille dhe perfundon rrefimin e tij.

Meti qe e ka vene re se Franceska po qan i kerkon qe te dalin jashte per te pire cigare. pasi dalin jashte ai e pyet Francesken perse eshte merzitur dhe Franceska duke qare peshperit babi nuk di asgje. Me pas ajo thote se nuk eshte vetem kjo por shume gjera bashke duke permendur edhe rrefimin e Ermalit.

Jashte dalin edhe banore te tjere ku Anila dhe Liami pyesin Francesken se perse eshte merzitur por ajo deshiron qe te flase. Ata fillojne te komentojne proven duke thene se Prova e Dashurise ishte dicka shume e veshtire per ta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›