E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes loteve Genta rrefen historine e saj te trishtuar te dashurise

Pas Arbrit prane zemres se thyer ulet Genta. Me zerin qe i dridhet ajo e fillon rrefimin e saj me nje lutje ndaj banoreve. Genta u kerkon qe te ruajne seriozitetin dhe ta degjojne sepse per te kjo eshte nje histori shume e rendesishme per te dhe qe ka lene gjurme te thella tek ajo. Genta ua ka treguar kete histori disa prej banoreve dhe tashme po ua tregon te gjitheve.

Genta rrefen se eshte njohur me djalin qe i ka thyer zemren ne moshe shume te vogel kur ajo ishte ende pa u bere 14 vjec dhe ai ishte vetem 16 vjec. Genta thote se e gjithe lidhja e saj nisi nga nje puthje qe qe dhe puthja e saj e pare e dashurise. Genta tregon se ish-i dashuri fillimisht nuk e ka pelqyer shume ate por me pas te dy ia kalonin shume mire.

Gjithcka nisi te shkaterrohej kur familjet e tyre e moren vesh. Me e keqja ishte kur familja e tij e mori vesh sepse ata nuk e pelqenin familjen time te thjeshte me dy prinder pa shkolle emigrant thote mes loteve Genta. Genta thote se prinderit e djalit i kane ofruar edhe leke qe ajo te ndahej prej tij. Genta tregon se nga familjaret e ish-te dashurit i jane bere edhe presione duke i thene se nese nuk largohej prej tij ata do ti benin keq familjes se saj.

Te gjithe banoret preken kur Genta duke qare tregon per momentet me te veshtira te ndarjes se saj teksa ish-i dashuri nisej per te vazhduar shkollen ne Iran. Ajo thote se iu pergjerua qe ai te mos largohej dhe lidhja e tyre te vazhdonte me tej. Genta tregon edhe per momente te bukura duke permendur kthimin e tij diten qe ajo kishte Mbremjen e Matures dhe ditelindjen e saj te 18-te. ajo thote se ajo ishte dita me e bukur e dashurise se saj.

Genta e mbyll rrefimin e saj duke u kerkuar falje te dyja familjeve sepse per here te pare thote gjera qe ata nuk i dinin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›