E Diel, 1 Nëntor 2026

Eros Qama, synon te thyeje rekord tjeter kombetar

Notari Qama, ne Peskara: Si e njoha Majkel Felps

Mes sportisteve shqiptare qe ndodhen aktualisht ne Peskara te Italise ndodhet edhe notari Eros Qama, qe ka ardhur nga Australia per te garuar me fanellen kuqezi. Karriera e notarit Eros Qama filloi krejt rastesisht. Ne keto dite Qama ndodhet ne Peskara dhe ben pjese ne radhet e ekipit tone kombetar. Ai pritet te garoje, per te shenuar ndonje sukses te mundshem. Qama eshte larguar nga Shqiperia ne moshen 13 vjecare dhe ne Kurtis ku ai u vendos te gjitha jane mahnitur prej tij. Kur notari pa se ne shkolle kishte edhe nje pishine, vajti dhe u interesua, duke nisur keshtu sportin, qe me tej do te lidhte edhe karrieren. "Ajo me shkroi nje shenim dhe me tregoi se duhet te nis mesimet nga nje mesuese tjeter," - tha Qama. "Keshtu une nga ajo dita nisa karrieren time". Qama kaloi ne nje kolegj tjeter ne "Staten Island" ku theu disa rekorde ne 1,000 metra dhe 100 metra stil i lire. Ai perfundoi ne vitin 2007, dhe thjesht se ishe i lodhur. "Mora 6 ose 7 muaj leje", - theksoi Qama. "Me notin kam kaluar shume kohe. Nuk eshte si sportet e tjera." Qama, 24 vjec, do te garoje ne Peskara te Premten pas ndaleses ne Paris dhe Milano. Ne shtepi ai do te kthehet me date 3 Korrik. "Nuk kam qene asnjehere ne keto vende, - thote Qama, i cili garoi per here te fundit ne Kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Melburn te Australise, ne vitin 2007. -ishte nje eksperience e shkelqyer". Qama e di se kompeticioni i radhes Mesdhetar do te jete shume i veshtire por ai shpresonte ne arritjen e ndonje medaljeje, per vendin tone. "Kur shkova ne Australi, ne vendin e stervitjes me kujtohet se ishte edhe Majkell Felps",- flet me buzagaz Qama, i cili ndodhet ne Peskara, bashke me notarin tjeter, Milo Cavic, njeriu qe rivalizoi Majkell Felps, per te fituar medalje te arte. - "Keshtu une nuk e kam idene se sa te zote jane notaret qe do te marrin pjese ne keto gara. Synoj se pari qe te permiresoje kohen time ne 100 dhe 50 metra, stil i lire. Kompeticionet nderkombetare jane gjithmone te bukura."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›