E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat, sot ndeshje me Tunizine

Ekipi kombetar U-21 po vijon pergatitjet ne Peskara te Italise, per ndeshjen e pare te grupit, ku ben pjese. Ekipi shqiptar shpresa, i drejtuar nga Artan Bushati do te luaje sot ndeshjen e pare, ndaj shpresave te Tunizise. Kuqezinjte ndodhen ne Peskara, qe prej dites se marte. Ekipi shpresa do te ndeshet fillimisht me Tunizine dhe dy dite me vone me Spanjen. Vetem nese arrihet nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje shpresohet qe te kalohet grupi, pasi e para do te kualifikohet per ne gjysmefinale. Ne grupin tone eshte luajtur ndeshja e pare mes Spanjes dhe Tunizise, qe perfundoi ne barazim 2-2.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›