Erozioni në bregdet, grup pune për parandalimin
11/03/2010 Berisha: Shkencëtarë dhe akademikë do evidentojnë ndryshimet
Zona bregdetare do t’i nënshtrohet një studimi specifik, qëllimi i të cilit në mënyrë të veçantë është evidentimi i gjendjes së plazheve. Ky studim do të përcaktojë masat që duhet të merren për mbrojtjen e të gjithë vijës bregdetare nga erozioni detar. Për këtë qëllim, Kryeministri Sali Berisha mblodhi grupin e studimit, ku merrnin pjesë titullarët e ministrive të linjës dhe shkencëtarë, ku u theksua se studimi në fjalë duhet të jetë konkret, kompleks, utilitar, dhe do të japë rekomandime për vendimmarrje. Lidhur me shqetësimet nga kërcënimet gjithnjë e në rritje të erozionit detar, i cili dëmton drejtpërdrejt aktivitetet ekonomike, turistike, për infrastrukturën, për mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave kulturore e natyrore, Kryeministri Berisha, në takimin e ditës së djeshme theksoi rëndësinë e këtij studimi dhe masat që duhet të merren. Vendimi për kryerjen e një studimi specifik për të vlerësuar gjendjen e vijës bregdetare, e në mënyrë të veçantë të gjendjes së plazheve si pasojë e erozioni detar, vjen në një moment kur gjatë dekadave të fundit është vënë re një avancim i detit. Nuk janë të pakta rastet kur është vënë re se deti është futur me disa metra në tokë, duke rrudhur sadopak plazhet në vend. Kjo gjendje nuk është vënë re vetëm në zonën e lagur nga deti Adriatik, i cili shtrihet në rreth 80% të vijës bregdetare, por edhe në pjesën tjetër që laget nga deti Jon. Puna kërkimore do të përqendrohet në evidentimin e gjendjes aktuale të vijës bregdetare dhe çfarë ndryshimesh ka pësuar ajo gjatë dekadave të fundit. Po ashtu, do të vlerësohet se si pritet të jetë dinamika e lëvizjes së vijës bregdetare në tërësi dhe në veçanti për zonat e ndjeshme, siç janë plazhet. Ky studim do të përqendrohet edhe në përpilimin e një sërë rekomandimesh për masat dhe ndërhyrjet e mundshme që mund të ndërmerren, duke përcaktuar ku dhe kur (sipas rendit prioritar), për të frenuar veprimin e erozionit detar. Mësohet se ekspertët e fushës, të cilët do të jenë pjesë e grupit studimor, do të përcaktojnë edhe koston financiare të ndërhyrjeve të shtrirë në kohë dhe hapësirë, në segmente të veçanta të plazheve, si dhe koston totale për një ndërhyrje të gjerë dhe të plotë. Është vendosur që kjo ndërhyrje do të shtrihet sipas rendit prioritar, që do të përcaktohet në vijim të studimit përkatës. Shefi i ekzekutivit, gjatë mbledhjes urdhëroi ngritjen e një grupi studimor në përbërje të të cilit do të jenë ministra, shkencëtarë nga Universiteti Politeknik, Akademia e Shkencave dhe kabineti i Kryeministrit, për studimin e erozionit detar dhe për të përcaktuar masat që duhet të ndërmerren ndaj tij. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në zbatim të këtij urdhri, ministritë, institutet shkencore dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, do të vënë në dispozicion të grupit të studimit ekspertët më të kualifikuar që lidhen me këtë fushë, si dhe të dhënat dhe studimet e nevojshme që kanë në dispozicion, të cilat mund t’i shërbejnë kryerjes në kohë dhe cilësi të studimit. Kjo masë vjen në funksion të ruajtjes së vijës bregdetare të vendit nga erozioni. Turizmi është përcaktuar si një prej fushave më fitimprurëse në vendin tonë.
Rritet buxheti i Ministrisë së Bujqësisë
Qeveria ka vendosur të rrisë buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për ndërhyrjet emergjente në objektet e mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve. Përmes vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme, me mbështetjen e të gjithë trupës ministrore, Ministrisë së Bujqësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “investime” i shtohet fondit prej 229 milionë lekësh. Kjo ndërhyrje në buxhetin e kësaj ministrie vjen pasi vendi u përball me përmbytje të mëdha gjatë muajit janar. Zona verilindore e vendit, pjesë e madhe e Qarkut të Shkodrës dhe atij të Lezhës, u përmbytën për pasojë të reshjeve të mëdha të shirave që detyruan hapjen e portave të hidrocentraleve. Pas një periudhe pothuajse njëmujore qetësie, përmbytjet u rikthyen në vend. Vendimi i marrë nga Qeveria është rrjedhojë e këtyre situatave. Në këtë mënyrë, për të përballuar ndërhyrjet në objektet e mbrojtjes, u shtua buxheti i Ministrisë së Bujqësisë. Përmes këtij buxheti Ministria e Bujqësisë do të ketë të gjitha mundësitë për të investuar në përforcimin e objekteve të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve.
Pushteti lokal
Qeveria vendos kufizimin e punonjësve me kontratë
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme kufizimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme në bashki dhe komuna. Në këtë vendim thuhet se numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2010, në njësitë e qeverisjes qendrore, është 753 veta. Por Qeveria përmes kësaj mase të marrë përjashton Institutin e Statistikës. Sipas vendimit, numri i punonjësve për realizimin e veprimtarive statistikore, afatet kohore dhe të tjera specifikime lidhur me punonjësit e Institutit të Statistikës, të përcaktohen nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët të drejtorit të përgjithshëm të INSTAT-it dhe ministrit të Financave. Vendimi i Qeverisë vjen një ditë pasi ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka sulmuar disa titullarë bashkish, përfaqësues të së majtës, për fryrje të administratës. Ministri Basha theksoi se ka pasur përpjekje për instrumentalizim të organeve të pushtetit vendor për qëllime politike, të cilat kanë çuar në keqpërdorim të kompetencave dhe avantazheve nga disa njësi vendore. Ndërkohë, pritet që vendimi i miratuar nga trupa ministrore dhe kritikat e lëshuara nga ministri i Brendshëm të hapin një tjetër kapitull të konflikteve verbale ndërmjet mazhorancës në qeverisjen qendrore dhe përfaqësuesve të opozitës së majtë, të cilët drejtojnë bashki të mëdha në vend. Kjo situatë pritet të ushqejë protestën e nisur nga bashkiakët socialistë, të nisur prej disa muajsh kundër Qeverisë. Ata pretendojnë se qeveria qendrore, përmes vendimeve të saj, po shkel autonominë vendore, ndërkohë që e kundërta pretendohet nga të djathtët. Mazhoranca aktuale është shprehur se ka mbështetur gjithmonë autonominë lokale, madje ka ndërmarrë nisma konkrete ligjore në funksion të saj.