Lavdërim Tufa nënshkruan deklaratë, s’paraqitet në gjyq
11/03/2010 I dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes
TIRANË- Lavdërim Tufa, i njohur tashmë si një ndër personazhet e krimit për ngjarjen e bujshme të “Kartodrom 2000”, është rikthyer për gjykim në Shkallën e Parë. Por ndërsa procesi ndaj tij ka filluar, vet i pandehuri, për të cilin u hoq burgimi i përjetshëm, vazhdon të firmosë deklarata për të mos u paraqitur në gjyq. Pasi është depozituar në gjykatë letra e nënshkruar nga Tufa, kryetari i treshes gjyqësore bëri vetëm shtyrjen dhe përsëritjen e njoftimit. Tufa pretendon që pas heqjes së burgimit të përjetshëm të marrë pafajësi. Ai nëpërmjet avokatit të tij ka refuzuar të gjitha provat e akuzës, madje edhe më kryesoren ADN e nxjerrë nga specialistët italianë dhe më pas e vërtetuar nga ata anglezë. Lavdërim Tufa akuzohet se në vitin 2003 në bashkëpunim edhe me një person tjetër i mbetur ende i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri Fatmir Ramën dhe tre persona të tjerë që në ato momente ndodheshin në lokal duke ndjekur një ndeshje futbolli. Çështja tufa u rikthye nga Gjykata e Lartë, e cila i dha të drejtë Shkallës së Parë për këtë gjykim dhe jo Krimeve të Rënda.
A. Ç.