Ersekë, dëmtohen posterat dhe banerat e PS, PD: Distancohemi
ERSEKE- Një tjetër incident elektoral është regjistruar në qarkun e Korcës. Persona të paidentifikuar, këtë herë në qytetin e Ersekës përgjatë orëve të vona të natës kanë hequr posterat e Partisë Socialistë të vendosur në hyrje te qytetit dhe në zyrën e partisë socialiste të rrethit.
Mësohet gjithashtu se pjesë e një dhune të tillë është bërë edhe një baneri madh i kryesocialistit Rama, i cili ishte vendosur ne qendër të qytetit. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar menjëherë edhe kandidatja për deputete e partisë socialiste në këtë zonë Arta Dade si dhe kreu i Bashkisë së Ersekës të cilët kanë akuzuar si autorë të ngjarjes kreun e partisë demokratike Viktor Duro, njëherazi kandidat për deputet i partisë demokratike dhe kreun e pyjores për këtë rreth.
Nga ana tjetër Partia Demokratike në qytetin e Ersekës ka reaguar duke u distancuar nga këto veprime.
Ndërkaq, policia e Ersekës pas denoncimit të marrë nga dega lokale e partisë socialiste ,ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Një ditë më parë në Korcë persona të paidentifikuar dhunuar 4 zyra elektorale të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
(e.m/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Librazhd, dhunohen zyrat elektorale, grisen posterat e PD-së