E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersekë, gjendet i pajetë në mal 50-vjeçari

Gazeta Shqip

Dyshohet se vdekja është shkaktuar nga shkaqe natyrale

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme në Ersekë. Sipas policisë Vangjel Joti, 50 vjeç nga Erseka u gjet i pajetë në malet e zonës, ndërsa kishte humbur gjurmët që prej pasdites së djeshme. Sipas familjare 50-vjeçari ishte nisur në mal për të kullotur bagëtitë dhe nuk ishte kthyer në banesë. Joti u gjet pa shenja dhune në trup, duke dyshuar se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale. Megjithatë priten konkluzionet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 50-vjeçarit.

6 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ersekë, gjendet i pajetë në mal 50-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›