E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, gjendet i pajetë bariu, dyshohet për vdekje natyrale

Një person është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme në Erseka. Burime nga polica bëjnë me dije se viktima është 50-vjecari Vangjel Joti, i cili kishte dalë për të kullotur bagëtinë pasditen e së dielës.
 

Zhdukja e 50-vjecarit është njoftuar nga familjarët, të cilët janë janë vënë në alarm, pasi kanë parë bagëtinë të kthehet pa të zotin e tyre. Ata janë nisur në kërkim të tij, ku e kanë gjetur në mal, buze një kanali.
 

Po sipas të dhënave nga policia mesohet se në trupin Vangjel Jotit nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa sipas familjarëve ai vuante nga tensioni, problem ky që dyshohet të ketë qenë edhe shkak i vdekjes së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›