E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersekë, peshkon me lëndë plasëse, vdes 38-vjecari

ERSEKË- Një 38-vjacar nga Erseka ka vdekur mesditen e sotme. Viktima e cila mësohet të jetë 38-vjecari Sokol Brane, po peshkonte në afërsi të lumit ne fshatin Gostovishtë.

Sipas burimeve policore të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje bëjnë me dije se 38-vjecari ka përdorur lëndë plasëse për të peshkuar dhe se ky ka qënë dhe shkaku i vdekjes së tij.

Policia njofton se kapsolli me nitrat i ka plasur në dorë 38-vjecari i cili ka dashur ta përdorte për të peshkuar.

Viktima është dërguar menjëherë për në spitalin, por fatkeqësisht nga plagët e marra ka humbur jetën rrugës për në spital.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›