Berat, 350 qytetarë firmosin peticionin e Aleanca Kuq e Zi
BERAT- Aleanca Kuq e Zi është ndalur për herë të dytë në qytetin e Beratit ku qindra qytetarë dhe intelektualë kanë firmosur peticionin kundër rregjistrimit të popullsisë mbi baza të vetdeklarimit etnik dhe fetar.
Nënshkrimi i këtij peticioni është kryer në qendër të qytetit të Beratit, ku përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë deklaruar se vetëm brenda dy orësh kanë arritur të mbledhin firmat e 350 qytetarëve dhe intelektualëve.
Njëkohësisht peticionin kundër rregjistrimit të popullsisë mbi baza entike dhe fetare e kanë nënshkruar edhe banorët në Kucove dhe Urë Vajgurore.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)