PS gati ankimimin tjetër për kreun e bashkisë së Tiranës
TIRANË- Partia Socialiste pritet të kërkojë që të verifikohet edhe çështja e mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve të gjendura në kutitë për këshilltarë të bashkisë së Tiranës.
Këtë hërë përveç padisë për kundërshtimin e vendimit për ndryshimin e rezultatit, socialistët do të kërkojnë që të verifikohet edhe çështja e mospërputhjes së shifrave.
Mospërputhja e shifrave është pranuar edhe nga anëtarë të KQZ-së, por është shpjeguar me pretendimin se fletët që janë tepër në në kutitë për kandidat, mungojnë në kutitë për këshilltarë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, në kryeqytet kanë marrë pjesë në zgjedhje 256.507 qytetarë.
Juristët e PS janë në pritje të zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ndërmarë edhe nismën ligjore. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor pritet të zbardhet ditën e hënë dhe socialistët do të kenë kohë 24 orë për t'a shqyrtuar dhe për të hartuar edhe kërkesën e re që pritet të depozitohet në Kolegjin Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor komunikoi mbrëmjen e së premtes vendimin për të pushuar çështjen që ka si objekt kërkesën e PS-së për të shpallur pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ-së për rezultatin e Tiranës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e KQZ-së, i cili shpall fitues me 81 vota avantazh kandidatin e koalicionit "Aleanca për qytetarin", Lulzim Basha.
Kolegji Zgjedhor ka tre ditë afat për të zbardhur vendimin me të cilin pushoi kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte KQZ-në për vlerësimin e fletëvotimeve të kontestuara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
(e.m/ata/BalkanWeb)