Tiranë, nisin punimet për Unazën e Madhe
TIRANË- Vijon puna për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës në segmentin nga Komuna e Parisit deri në rrugën e re Tiranë-Elbasan.
Sipërfaqja e gjelber e destinuar të prishet si shkak i ndërtimit të unazës është nëntë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër m2 dhe shtrihet përgjatë murit rrethues të kopshtit botanik.
Fadromat që prej dites së mërkurë kanë nisur largimin e inerteve dhe trungjeve të prerë të pemëve në pjesën e destinuar për ndërtimin e unazës si dhe është bërë rrethimi i ri i kopshtit botanik.
Paralelisht me nisjen e punimeve për unazën qeveria ka akorduar 2 milion lekë për zhvendosjen e vlerave floristike, dhe botanike në brendësi të territorit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)