E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, plagoset punonjësi i policisë

Plagoset punonjësi i policisë ende të pa njohura shkaqet. Sipas policisë së Korçës mësohet se një efektiv i policisë kufitare në rrethin e Kolonjës ka tentuar të vras veten. 44 vjeçari Dervish Meko pas kthimit të tij në shtëpi ka tentuar vetvrasjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të premtes në qytetin e Ersekës. Në gjendje të rëndë punonjësi i policisë është transportuar drejt spitalit të Ersekës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas ai është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës dhe pas një ndërhyrje kirurgjikale në këtë të fundit, është dërguar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkaq policia e komisariatit të Ersekës ka nisur hetimin për ngjarjen. Sipas burimeve polici i kufirit ka synuar vetëvrasjen me pistoletën e punës, por nuk dihen shkaqet që e kanë nxitur të vetëplagosurin drejt këtij akti. Ndërkaq bashkëshortja e të plagosurit i ka bërë të ditur oficerëve të policisë gjyqësore se punonjësi i policisë nuk ka patur ndonjë konflikt me të shoqin, por dyshon se ai mund të ketë pasur problem në punë. Por policia po heton për gjetjen e shkakut që ka dërguar në vetëflijim punonjësin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›